Greva në Aeroportin e Kenisë ka bllokuar mijëra pasagjerë

Mijëra pasagjerë janë bllokuar në aeroportin ndërkombëtar të Kenisë, pasi një grevë ka shkaktuar çrregullime të mëdha në fluturime, transmeton REL. 

Ushtria është angazhuar për të penguar këto masa në Aeroportin Jomo Kenyatta të Nairobit.

Situata është përmirësuar pak, pasi disa fluturime janë rikthyer, ndonëse pjesa më e madhe e pasagjerëve kanë mbetur të bllokuar.

Punëtorët nuk janë të kënaqur rreth planeve për të shkrirë në një, autoritetin e aeroportit dhe linjën ajrore kombëtare.

Aeroportet në Mombasa, Eldoret and Kisumu po ashtu janë ndikuar nga kjo situatë.

Qeveria e ka cilësuar këtë grevë si joligjore derisa personeli i forcave ajrore të Kenisë është dërguar në aeroport për t’iu ndihmuar pasagjerëve.

Më herët gjatë ditës ka pasur përleshje në ambientet e aeroportit, përkatësisht në mes të punëtorëve, që kanë protestuar, dhe policisë paramilitare.

Zyrtarët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve janë plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button