Klubi Feminist me aktivitet për festën e gruas, 8 Marsi nuk është festë lulesh (VIDEO)

Klubi Feminist që funksionon në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore, sot, në qendër të qytetit në Tetovë, ka informuar kalimtarët për kuptimin e vërtetë të festës së 8 Marsit. Sipas aktivistëve të këtij klubi, kjo festë është komercializuar kohëve të fundit, andaj dhe ka nevojë t’u rikujtohet qytetarëve se lufta për barazi dhe të drejta duhet të vazhdon ende, njofton Portalb.mk.

.

Nga Klubi Feminist thonë se ndonëse për të treguar  mirënjohje ndaj grave, dhënia e lules së Mimozës për 8 Mars është bërë një traditë e kësaj feste, kohëve të fundit kjo festë në vendet tona e ka humbur kuptimin dhe është kthyer në festë lulesh.

.

Ata thonë që nëpërmjet këtij aktiviteti ata duan të përçojnë mesazhin se shoqëria jonë ende ka nevojë të luftojë për barazi dhe mundësi të barabarta mes gjinish.

Aktivistë të Klubit shpërndanë fletushka me informata për 8 Marsin, si dhe me histori të 8 grave të suksesshme në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button