ASHMAA dërgoi paralajmërim te RTVM-ja, gazetarët të mos marrin pjesë në aktivitetet partiake

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele deklaroi se dje i ka thënë Radio Televizionit të Maqedonisë se duhet të mbajë llogari që të punësuarit të mos marrin pjesë në aktivitetet parazgjedhore të subjekteve politike, transmeton Portalb.mk.

“Tregimi u është dërguar për shkak se, përmes videove të publikuara në rrjetet sociale, është konfirmuar se gazetarja e RTVM 1, Gordana Gjorçeva ishte udhëheqëse e konferencës së 18 të Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së që u mbajt të dielën, më 3 mars 2019. Ndryshe, me monitoringun e raportimit në periudhën parazgjedhore është konstatuar se në programet e radiodifuzerëve, që për momentin janë lëndë të mbikëqyrjes, ajo nuk është shfaqur në këtë ngjarje”, thonë nga ASHMAA.

Rregullatori Radiodifuziv gjithashtu potencon se të gjithë redaktorët, udhëheqësit e programeve dhe prezantuesit që janë angazhuar në përgatitjen e programeve të radiodifuzerëve, duhet ta respektojnë ndalesën e angazhimit politik nga shpallja deri në mbarimin e zgjedhjeve ose në të kundërtën të tërhiqen parakohe nga vendi i punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button