Me 3 shtator Bujar Osmani i jep fund beqarisë!

Zëdhënësit të  Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, i mbetet edhe një javë ta shijojë beqarin. 

Ceremonia martesore do të organizohet në një restorant në rrethinën e Shkupit, ambient i hapur, me një ambient te ngrohtë. “Gjithçka do të jetë e dekoruar në bardh dhe ngjyrë ari, ndërsa nën tingujt e muzikës klasike, çifti i ri Bujari dhe Valbona do të bëjnë pritjen e mysafirëve” thotë një burim shumë i afërt me qiftin.

Akoma mbetet e panjohur se kush do të kujdeset për dukjen e nuses, “këtë do ta mësoni ditën e dasmës” thotë burimi njëjte.

Çifti tanimë ka bërë edhe shpërndarjen e ftesave, ndërsa të pranishëm do të jenë shumë personalitete të jetës politike.

Mysafirët do ti argëtojnë yjet e muzikës popullore shqiptare Ramadan Krasniqi dhe Nijazi Thaçi.

Ndryshe, Bujari dhe Valbona u fejuan me 29 prill të këtij viti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button