Kosovë, deputetë në Kuvend e të akuzuar në gjykatë

Nga monitorimet e bëra të Institutit të Kosovës për Drejtësi, është vërtetuar se një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë edhe deputetët, kanë proceduara të hapura gjyqësore, njofton REL.

Janë më shumë se 20 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët kanë lëndë të hapura në prokurori dhe gjykata për vepra të ndryshme penale.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftraj, thotë se numri i më i madh i deputetëve që janë duke u hetuar kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke përfshirë edhe ato të korrupsionit.

“Në bazë të data-bazës që disponon Instituti i Kosovës për Drejtësi, aktualisht janë 21 deputetë aktualë që ushtojnë funksionin e deputetit dhe që kanë probleme me ligjin. Nga ta, ka vepra penale të ndryshme ku përfshihen prej veprave penale korruptive, veprave penale që kanë të bëjnë me armëmbajtje pa leje, rrezikim të përgjithshme, por edhe vepra penale që ndërlidhen me vepra penale politike që janë kryer nga partitë në opozitë në legjislaturën e kaluar, ku njihen si vepra penale të hedhjes së gazit lotsjellës”, tha Miftaraj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button