Kandidatura e Blerim Rekës, mbështetja u konfirmua edhe në organet e partisë së ASH-së dhe BESËS

Mbështetja e kandidatit të pavarur për zgjedhje presidenciale në Maqedoni të Veriut, Blerim Reka, ka kaluar edhe në organet e partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Lëvizja BESA, transmeton Portalb.mk.

Nga ASH-ja dje njoftuan se në mbledhjen e Kryesisë Qendrore përveç se u rikonfirmua mbështetja e kandidatit Blerim Reka, është zgjedhur edhe Shtabi Qendror Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, të udhëhequr nga Remzi Mehmedi.

“Në mbledhjen e djeshme (01.03.2018) të Kryesisë Qëndrore të Aleancës për Shqiptarët, u rikonfirmua mbështetja e kandidatit të pavarur për President Shteti në Maqedoninë e Veriut, Prof.Blerim Reka. Në këtë mbledhje gjithashtu u zgjodh edhe Shtabi Qendror Zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet presidenciale, me kryetar Remzi Mehmedi, njëkohësisht edhe nënkryetar i partisë. I ftojmë të gjithë anëtarët e ASH-së por edhe të gjithë qytetarët e tjerë se nga dita e nesërme mund ti deponojnë nënshkrimet e tyre në mbështetje të kandidatit Blerim Reka”, thanë ASH-ja.

Nga ana tjetër, edhe Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa e ka rikonfirmuar mbështetjen dhe gjithashtu ka hapur Shtab Zgjedhor në krye me Kastriot Rexhepin.

“Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA zyrtarizoi qëndrimin e partisë për të mbështetur kandidaturën e profesorit Blerim Reka në garën e zgjedhjeve Presidenciale që do mbahen më 21 prill të këtij viti. Njëherit, Kuvendi Qendror zgjodhi edhe përbërjen e Shtabit Zgjedhor me në krye nënkryetarin e partisë Kastriot Rexhepi. Poashtu Kuvendi Qendror morri vendim për të vendosur gjitha resurset partiake në shërbim të kandidatit për president të vendit prof.Blerim Rekës”, thanë nga BESA.

LEXO: Kandidatura presidenciale e Rekës: U zyrtarizua mbështetja e liderëve opozitarë Sela dhe Kasami

LEXO: Ish ambasadori Blerim Reka: E bëj publike kandidaturën e pavarur për president të Maqedonisë së Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button