Një shtetas i Shqipërisë i cili ka punuar si bari, ka ndërruar jetë duke rënë nga shkëmbi

Një bari i moshës 28 vjeçare ka ndërruar jetë duke rënë nga një pjesë shkëmbore në lartësi prej 30 metrave në fshatin Labunishtë, njoftojnë nga Ministria e punëve të brendshme, përcjell Portalb.mk.

Një banor i fshatit mbrëmë ka paraqitur në polici rastin e personit i cili ka ndërruar jetë në vendin e quajtur Krasta në fshatin Labunishtë.

Pas hetimit të kryer nga prokurori publik kompetent, është konstatuar se bëhet fjalë për S.F (28) nga Republika e Shqipërisë, i cili ka punuar si bari dhe sipas informatave të para mësohet se ka rënë nga një lartësi prej 30 metrave.

Nga ana ekipit mjekësor është konstatuar vdekja, ndërsa prokurori ka sjellë vendim për obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button