Cipras: Do të jem kryeministri i parë grek që do të vizitojë zyrtarisht Shkupin

Së shpejti do të jem kryeministri i parë grek që do të vizitojë zyrtarisht Shkupin, i shoqëruar nga një delegacion biznesi, kurse më vonë do të formohet Këshilli i Lartë për Bashkëpunim midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, tha Kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë fjalës së tij në Forumin e Katërt Ekonomik në Delfi,  raporton MIA nga Athina, njofton Plusinfo.mk.

“Dua t’ju siguroj se për sa i përket qeverisë të cilën kam nderin për të udhëhequr, ne jemi të vendosur që Greqia të vazhdojë të ndërtojë atë që kemi arritur me Marrëveshjen e Prespës. Prandaj, dua të ju njoftoj, se shumë shpejt do të jem i pari ministër grek që zyrtarisht do të vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një delegacion biznesi. Përveç kësaj, ne do t’i qasemi edhe takimit themelues të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore me qëllim që të hulumtojmë mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë për një sërë fushash me interes të përbashkët”, tha kryeministri grek, duke përmendur ekonominë, turizmin, energjinë, bashkëpunimin ushtarak dhe policor.

Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, Kryeministri i Greqisë tha se kjo marrëveshje ishte një kryevepër diplomatike dhe “do të mbetet në histori sepse për herë të parë për një çështje dypalëshe në Ballkan kishte një vullnet politik për të mposhtur nacionalizmin në të dyja anët”.

“Marrëveshja e Prespës nuk ishte një marrëveshje e lehtë. Unë do ta përshkruaja atë si një kryevepër diplomatike. Ishte një kryevepër diplomatike, sepse ishte një marrëveshje reciprokisht e dobishme, por pa dikënd që merrte 100 për qind të argumenteve të tij dhe askush, në të njëjtën kohë, nuk do të ndihej i turpëruar apo i nënçmuar”, tha kryeministri grek.

Aleksis Cipras tha sot se Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje që investojnë në miqësi, bashkëpunim dhe solidaritet dhe japin një shembull jo vetëm për Ballkanin dhe Evropën por për të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button