Austriaku Kurc nikoqir i kryeministrit Zaev: Pas Marrëveshjes, koha është për reforma

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot në Vjenë realizoi takim me kancelarin e Republikës së Austrisë, Sebastian Kurc. Është theksuar se pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, koha është për realizimin e reformave, transmeton Portalb.mk.

“Tani me fillimin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, krejtësisht jemi të përkushtuar për reformat brenda në vend. Marrëveshja e arritur kishte ndikim pozitiv ndaj të gjithë rajonit. Me marrëveshjen arritëm të tregojmë se me partneritet dhe dialog mund të arrihet shumë. Koha është t’i përkushtohemi çështjeve ekonomike në vend”, theksoi kryeministri Zaev në takimin me kancelarin Kurc.

Takimi, siç theksoi kancelari i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurc, edhe njëherë tregoi dhe dëshmoi miqësinë ndërmjet dy vendeve. Pas zgjidhjes me sukses të kontestit me Greqinë, Republika e Austrisë shpreson se këtë vit Republika e Maqedonisë së Veriut do të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian, dhe në këtë proces tha kancelari Kurc, Austria edhe më tej do t’ia jap përkrahjen e nevojshme Maqedonisë së Veriut.

Kurc – Zaev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button