SHBA: Taksa e minon partneritetin Kosovë-SHBA

Vizita e dy zyrtarëve të lartë amerikanë, Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Evropën, John Erath dhe Drejtorit për Çështjet Evropiane Brad Berkley, në Kosovë, ka pasur si qëllim të përsëritet kërkesa e SHBA-së për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës nga ana e Kosovës, si dhe të bëhet thirrje për vazhdimin e dialogut, transmeton REL.

Kështu thuhet në nje deklaratë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në të cilën theksohet se delegacioni amerikan kanë përsëritur mesazhin se taksa “është pengesë ndaj përparimit, e minon partneritetin tonë dhe duhet të pezullohet për të çuar përpara dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas kësaj deklarate, zyrtarët e lartë amerikanë, gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi kanë përforcuar mesazhin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se “duhet shfrytëzohet ky moment i veçantë për arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi dhe se të dyja palët duhet të ndëpresin veprimet që e bëjnë të vështirë arritjen e marrëveshjes”.

SHBA-ja në të dyja kryeqyetet, përmes dy zyrtarëve të lartë, ka shprehur shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë dhe iu ka bërë thirrje udhëheqësve në Prishtinë dhe Beograd të ndërpresin veprimet provokative, si dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për t’u kthyer në tavolinën e bisedimeve. Ata kanë theksuar poashtu nevojën e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button