Protestat e “jelekëve të verdhë” kanë dëmtuar ekonominë e Francës

Muajt e protestave të “jelekëve të verdhë” kanë dëmtuar ekonominë e Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire, për televizionin e Senatit Publik tha se demonstratat kanë shkaktuar “kosto shumë të lartë” prej rreth 0.2 për qind në rritjen ekonomike të vendit nga tremujori i fundit i vitit 2018 deri në vitin 2019.

Muajin e kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport theksoi se për shkak të demonstratave kanë ulur pritjet për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2019 në 1.5 për qind.

Më 14 shkurt, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që dënonte përdorimin e dhunës dhe ndërhyrjet joproporcionale nga autoritetet shtetërore gjatë protestave paqësore në Francë.

Qeveria franceze mbrojti përdorimin e gazit lotsjellës nga policia gjatë protestave për të mbajtur rendin publik.

Që nga 17 nëntori, mijëra protestues të veshur me jelekë të verdhë janë mbledhur në qytetet franceze, përfshirë Parisin, për të protestuar ndaj rritjes kontroverse të taksave të karburantit të presidentit francez Emmanuel Macron dhe përkeqësuan gjendjen ekonomike.

Nën presion, Macron njoftoi rritjen e pagës minimale dhe hoqi rritjen e taksave.

Të paktën 11 persona humbën jetën ndërsa rreth 8.400 të tjerë janë arrestuar, mbi 2.000 janë plagosur në protestat si dhe 1.796 persona u dënuan me burgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button