Thaçi: Me çdo kusht do t’i ruajmë marrëdhëniet me SHBA-të

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë zhvilluar një takim me dy zyrtarë të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, atë për çështje evropiane, John Erath, si dhe me atë për çështjet e Ballkanit, Brad Berkley, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Presidenca e Kosovës, Thaçi dhe Haradinaj me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Erath dhe Berkley kanë ripërsëritur qëndrimin e qartë të administratës amerikane se imponimi i tarifës prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës duhet të suspendohet, me qëllim që të vazhdoj dialogu dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi, thekson presidenca kosovare, i ka siguruar zyrtarët e lartë amerikanë se me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë Kosova nuk do t’i rrezikoj marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë me SHBA-të.

“Institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin së më shpejt veprime konkrete në përputhje më këshillat miqësore të SHBA-ve. Këto vendime duhet të jenë në funksion të ruajtjes dhe forcimit të bashkëpunimit strategjik me SHBA-të dhe me përkushtimin tonë shtetëror për dialog dhe marrëveshje paqësore”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button