Ministrja franceze paralajmëroi reformë të mundshme të Bashkimit përpara zgjerimit të radhës
Ministrja për Evropë dhe punë të jashtme të Republikës së Francës, Natali Loazo në takimin me kryetarin e Komisionit parlamentar për çështje evropiane, Artan Grubi, e përsëriti perspektivën evropiane të rajonit dhe në këtë kontekst edhe të Maqedonisë Veriore, por duke theksuar se duhet të përmbushen të gjitha kriteret në kapitujt, përcjell Portalb.mk.
Ajo rikonfirmoi mbështetjen e Francës për proceset tona euro-integruese, me ç’rast vuri në pah se duhet të merret në konsideratë mundësia për reformim të Bashkimit në aspekt të funksionimit të tij, para se zgjerimit të radhës me anëtarë të rinj. Lidhur me situatën aktuale në Bashkimin Evropian, ajo ka theksuar se zgjedhjet evropiane, në maj, do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.
Grubi, ka theksuar se vizita e saj si dhe shoqëruesit e saj, senatorja dhe kryetare e grupit të miqësisë France-Ballkani Perëndimor Marta de Sidrak, deputeti dhe kryetari i grupit të miqësisë Francë-Maqedonia Vedriore Bertran Sor dhe zëvendës drejtori për Evropën kontinentale në Ministrinë për Evropës dhe për punë të jashtme, Bujan de Lakost, është e rëndësishme gjë që dëshmohet edhe me praninë e opozitës. Grubi u falënderua për mbështetjen e deritanishme franceze për proceset euro-integruese të vendit.
Lidhur me pikëpamjet e ndryshme mes opozitës dhe qeverisë, Grubi ka thënë se ne të gjithë e thithim të njëjtin ajër, na ngroh i njëjti dielli, kemi bindje dhe pikëpamje të ndryshme, por qëllimi jonë është i përbashkët, Maqedonia Veriore evropiane.
Për zhvillimet aktuale në vend theksoi se janë brenda suazave të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në prill dhe se shteti me vendosmëri po shkon drejt BE-së dhe anëtarësimit në NATO, pas së cilës pa dyshim qëndrojnë të gjitha partitë politike. Prandaj, ka thënë Grubi, për ne është shumë e rëndësishme që Franca të na mbështesë, duke e pasur parasysh pozitën dhe ndikimin e saj në strukturat euroatlantike.
Në këtë takim u drejtuan deputetët Antonio Milloshoski, Lidia Tasevska dhe Sasho Vasilevski, ndërsa gjë e përbashkët në fjalimet e tyre ishte konstatimi se Maqedonia Veriore duhet ta merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në sesionin e Këshillit në qershor, sepse po punohet me përkushtim në reformat e BE-së në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës. Tani, kur u tejkalua kontesti shumëvjeçar me Greqinë për emrin, me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës dhe me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim me Bullgarinë, vendi duhet të marrë vlerësimin përfundimtar për detyrat e kryera me sukses.
LEXO: Diplomatja franceze, Natali Loazo realizoi takime me Osmanin dhe Dimitrovin