Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, sot dhe nesër qëndron në Shkup

Sot dhe nesër, ministri i autorizuar për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, qëndron në vizitë zyrtare në Republikanë e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Në kuadër të vizitës së tij, ministri Cakaj do të pranohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Pritet që gjatë takimit të bisedojnë për çështjet e rëndësishme bilaterale mes dy vendeve, për perspektivat e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në interes të përbashkët, veçmas nga fusha e ekonomisë, këmbimit tregtar dhe interkonektivitetit. Gjithashtu do të këmbehen edhe mendime në lidhje me gjendjet aktuale në rajon, gjegjësisht sfidat dhe perspektivat e vendeve nga rajoni.

Përveç takimit me Dimitrovin, Cakaj do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button