Pahon: Rusia insiston ta pengojë Maqedoninë e Veriut ta zgjedhë rrugën e saj

Zëdhënësi i Pentagonit, Erik Pahon tha se  NATO merret me lirinë, demokracinë dhe sigurinë kolektive dhe se vendet, siç janë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Mali i Zi, të cilat i ndajnë vlerat e tyre, “janë shenjë e suksesit, ndërsa jo e tensioneve”, transmeton Portalb.mk.

I pyetur se në cilën masë anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO do t’i rritë tensionet mes perëndimit dhe Rusisë, Pahon për gazetën e Mali të Zi “Pobjeda” tha se SHBA-të janë të shqetësuar për shkak procedurave të Rusisë e cila përzihet në rrugën euroatlantike që e kanë zgjedhur vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut fortë kontribuon në misionet e NATO-s, si dhe në iniciativat rajonale për përforcimin e bashkëpunimit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor. Rusia këmbëngul t’i pengojë vendet, si Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi që ta zgjedhin rrugën e tyre përmes sjelljes agresive”, tha Pahon.

Funksionari amerikan theksoi se SHBA ka treguar përkushtim të palëkundur për situatën e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button