Britania ka vendosur Hezbollahun e Libanit në listën e terrorizmit
Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe e ka vendosur Hezbollahun e Libanit tërësisht në listën e organizatave terroriste, përfshirë edhe krahun e saj politik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga ministria krahas Hezbollahut në Liban njoftohet se në listën e organizatave terroriste janë vendosur edhe organizatat Anasır el-İslam dhe JNIM që operojnë në Afrikë.
Në deklaratë bëhet e ditur se ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 mars ndërsa thuhet se vendimi do t’i nënshtrohet miratimit të Parlamentit.
Më parë në Britani në listën e terrorizmit ishte i përfshirë vetëm krahu ushtarak i Hezbollahut.
Ministria britanike njofton se nga dita e nesërme në listën e terrorizmit do të vendosen edhe emrat DHKC, DHKP dhe DHKC/SPB të përdorura nga DHKP-C.
Në Britani, anëtarësimi në një grup terrorist ose thirrja për mbështetje mund të dënohet me deri në 10 vjet burg, si dhe ndalohet mbajtja e simboleve që u përkasin organizatave në listën e terroristëve.