Spasovski: Në vend nuk ka asnjë rast të vrasjes për marrjen e organeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot i quajti dezinformata dhe spekulime informatat në opinion dhe në rrjetet sociale në lidhje me personat e humbur nga vendi, për gjoja se janë kidnapuar për marrjen dhe shtijën e organeve, transmeton Portalb.mk.

“As nuk ka raste të kidnapimit, dhe as nuk është i vërtetë lajmi që janë vjedhur organe. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë rast të vrasjes për heqjen e organeve”, deklaroi Spasovski në konferencë për media në MPB.

Ai shtoi se nuk është e vërtetë edhe se është rritur numri i personave të humbur.

“Statistika tregon se në vitin 2018 ka pasur 370 raste të personave të humbur, ndërsa në vitin 2014, 574 persona. Sot MPB është institucion transparent, për dallim nga paraprakja kur në opinion janë fshehur edhe vrasjet”, tha Spasovski.

Për rastet e humbjeve të njerëzve, ai tha se më së shpeshti mbarojnë me vetëvrasje dhe për këtë MPB e respekton privatësinë e familjeve dhe nuk jep më shumë informata për to.

Ai kërkoi durim, sepse, siç tha, Reparti që punon në këtë problematikë është angazhuar 24/7, është reaguar menjëherë pasi është marrë informata për ndonjë person të humbur, por se hetimet mund të jenë themelore dhe për këtë duhet më shumë kohë. Ai tha se rastet e tilla po punohet deri në fund dhe MPB nuk do të dorëzohet nga asnjë rast i tillë.

“Përhapja e frikës së lajmeve të rrejshme  nuk i ndihmon askujt, e më pak familjeve”, tha Spasovski.

Në këtë kontest, ai si shembull theksoi se ish-shefi i MPB-së ka publikuar status me trillimin e plotë dhe gënjeshtrën dhe në atë mënyrë, më pas informatat e tilla plasohen në media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button