Pink: Vajza ime ma shpëtoi martesën

Këngëtarja e mirënjohur Pink është shprehur se çelësi që i ka shpëtuar martesën me Carey Hart ka qenë pikërisht vajza e tyre Willow. Në vitin 2008 ishte vetë Pink ajo e cila i kërkoi bashkëshortit të saj divorcin.Megjithatë, pas lindjes së vajzës duket se gjërat ndryshuan.

“Vajza e bëri martesën permanente. Mendoj se martesat nuk janë të lehta këto ditë, nuk e di nëse tani do të kërkoj të ndahem. Ekziston frika nëse martesa do të funksionojë. Dhe më pas keni fëmijë dhe e kuptoni se funksionoi. Kështu që ju luftoni dhe luftoni”,  është shprehur këngëtarja.

Pink, e cila është shquar gjithnjë për stilin e saj ekstravagant, por edhe për hitet e shumta si “So What”, “Raise your glass”, “One last kiss” etj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button