Ibrahimovic: Fitoj Champions me Paris SG

Zlatan Ibrahimovic beson se mund të realizojë “fiksimin” e karrierës së tij tek Paris SG, duke fituar titullin më të rëndësishëm për klube, Champions League.

Ndonëse i është afruar disa herë kupës prestigjioze në radhët e Barcelonës, Interit, Juventusit dhe Milanit, suedezi nuk ka arritur kurrë ta bëjë për vete “çmimin e madh”.

“Nuk do të isha këtu nëse nuk do të kisha menduar se Paris SG mund të fitonte Champions League”, u shpreh Ibrahimovic në një intervistë për “L’Equipe”. “Parisi është duke bashkuar futbollistë të mëdhenj dhe duke krijuar një skuadër që mund të mposhtë këdo. Mendoj se kampioonati francez gjithashtu do të bëhet më i bukur, emocionues dhe do të rritet niveli”, deklaroi 31-vjeçari.

Jo vetëm futbollistët, por edhe Ancelotti është një garanci më shumë për të pasur sukses në Europë. “Kemi qenë disa herë pranë njëri-tjetrit, kur drejtonte më parë Milanin dhe Chelsea, ndërsa tani më në fund mund të punojmë bashkë. Më telefonoi përpara se të pranoja ofertën dhe më tha se ishte një mundësi e shkëlqyer. Me të respekti ka qenë gjithmonë i ndërsjelltë dhe jam shumë i kënaqur që punoj përkrah një njerit të tillë të suksesshëm”.

Në intervistën e tij, Ibra u ndal edhe në skuadrën e tij të fundit, Milanin. “Kam vetëm gjëra të mira për të thënë për Milanin dhe nuk ruaj asnjë mllef në radhët e tyre, por tashmë e ardhmja ime është këtu dhe mendoj vetëm për këtë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button