Mehmeti: BDI nuk lëshon Qeverinë, Aliu: Ju jeni invalidët e paraolimpiadës

Ka reaguar ashpër Partia Demokratike Shqiptare për tërheqjen e BDI-së nga pozita e djeshme që kishte të bënte me mos votimin e të gjitha ligjeve të Qeverisë dhe bllokimin e Kuvendit.

“Ditën e hënë ky grup parlamentar i BDI-së votoi kundër rendit të ditës së kësaj seance. Ky grup parlamentar i BDI-së nuk hyri në sallë fare dhe gjithçka ishte në rregull konform përcaktimeve që ata vet i promovuan, gjegjësisht se do të bllokojnë me qëllim që të mos arrijë ligji për branitellat dhe injëjti mos të kalojë.

Paralajmërimi për votim kundër i zonjës Emira na bëri me dije të gjithëve se cila do të jetë rruga e këtij grupi parlamentar në këtë seancë, ky është një komprometim i plotë, komprometim i tërësishëm. Njëherë thatë do ta bllokojmë tërësisht, një herë thatë do të votojmë kundër, dhe sot futeni në sallë ku shihet se kush bllokon dhe kush është kooperativ për këtë seancë” – tha Imer Aliu nga PDSH.

Ai theksoi se mënyra e vetme e bllokimit të ligjit është lëshimi i Qeverisë.

“Thatë se do t’i përdorni të gjitha metodat për të bllokuar, metoda e vetme për të bllokuar këtë ligj anti shqiptar, një nacional, të njëanshëm është ta lëshoni Qeverinë. Vetëm një metodë ka, metodat tjera ja i provuat dhe nga të gjitha po reteroni, nga të tgjitha po hiqni dorë. Për çdo ditë ne po i afrohemi kohës kur ky ligj duhet të miratohet, prandaj lëshojeni Qeverinë tani. Votimi kundër nuk është bllokim, votimin kundër e kemi parë ditët e kaluar se çfartë nënkupton. Pala maqedonase e ka shumicën dhe miraton çdo ligj që ka nevojë dhe që do, shqiptarët nuk mund ta bllokojnë me votim kundër, pikërisht ky përcaktim i juaj është i gabuar. Metodat tuaja janë të padobishme. Në qoftë se keni marrë ndonjë premtim, ndonje koc të hedhur nga ana e Gruevskit, ndonjë tender, nuk ia vlen për këtë kokëulje që po bëni të cilën e pësojnë shqiptarët” – tha Aliu.

Këtij fjalimi të Aliut iu përgjigj Ermira Mehmeti Devaja, e cila për herë të parë pas fillimit të krizës qeveritare qartësoi se BDI nuk do ta lëshon qeverinë, që deri tani ishte një prej alternativave për bllokimin e ligjit.

“Ngelim konsekuent në falënderimin dhe mirënjohjen tonë ndaj jush si grup parlamentar që keni shprehur gatishmëri për të na mbështetur në betejën tonë etnike, jo politike, etnike shqiptare për të parandaluar ligjin. Z. Imer Aliu shumë mirë e dini ju, si edhe opinioni se braktisja e Qeverisë nuk e parandalon një ligj për të cilin kemi paralajmërim se do të votohet etnikisht. Ata që sot, pra partnerët tuaj të koalicionit që në këtë moment nuk janë në sallë për shkak të kalkulimeve të tyre politike do ta mbështesin këtë ligj dhe ashtu siç kërkesa juaj ditën e hënë u mbivotua pra u majorizua, ashtu do na mbivotojnë përsëri” – tha deputetja Mehmeti Devaja.

Imer Aliu u përgjigj duke akuzuar deputetët e BDI-së se janë kampion në disiplinat e lojërave paraolimpika, pasi sipas tij, ata janë të sakatosur.

Zonja Ermira, deri para disa ditëve ishin aktuale lojërat paraolimpike dhe në qoftë se ju jeni kampion në ato kategori që përmendët, vetëm në atë paraolimpiadë mund të jeni. Ju jeni të sakatosur dhe nuk ka nevojë të më falënderoheni, pa asnjë nënçmim asnjë ofendim për pjesëmarrësit në paraolimpiadë, ata janë njerëzit më guximtarë në botë. Këtu është problemi, ju flisni për konzistencë, pardje thatë se do të votoni kundër çdo propozim ligji, të gjithë deputetët me radhë edhe ata që s’kan dalë asnjëherë në këtë foltore, thanë që qëndrimi i grupit parlamentar t; BDI-së është se do të votojnë kundër për të gjitha pikat e kësaj seance dhe sot flisni për një qëndrim krejt tjetër dhe thoni se ne do të vazhdojmë ta bllokojmë. Ku ta kenë sigurinë shqiptarët se nuk do të reteroni edhe nga ky qëndrim” – tha Aliu.

Ai paralajmëroi se nëse PDSH vëren që po afrohet votimi i ligjit, atëherë ata do të bllokojnë Kuvendin në mënyrën e tyre.

“Përkrahja jonë është deri sa, në aspektin e kohës, procedurës  ta vërejmë se afrohet miratimi i ligjit dhe ju vazhdoni me këto reterime do tu gjuhemi në qafë dhe do të habiteni të gjithë, nuk do të lejojmë ne pastaj, atëherë[ë do të shifni se si bllokohet ky parlament, me tërë këtë foltore, me këtë kryetar parlamenti  me këtë grup parlamentar, me ju dhe me të gjithë këtë shtet antishqiptar. Ky është bllokim? Nuk është ky bllokim, ju për çdo ditë e afroni votimin e këtij ligji kjo është e drejta, ky është realiteti” – tha Aliu.

Ndryshe sot përsëri u bllokua sjellja e ligjit për ndjekje të komunikimeve, këtë radhë për shkak të lëshimit të seancës nga ana e deputetëve të LSDM-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button