Tetovë, parkime të reja, probleme të vjetra

Tetova vite me radhë përballet me problemin e komunikacionit të stërngarkuar, numri i madh i veturave dhe pakujdesia e qytetarëve, e bën këtë qytet ti ngjajë një Wild West (perëndimi të egër) . Edhe pse aty këtu ndermirën masa për të zgjidhur këtë problem, serish qytetarët ankohen.

“Sa herë që hy në Tetovë demoralizohem kur shoh mënyra si janë “qepur” veturat në një kënd” thotë Bardhyl J, banor i Tetovës.

“Vite me radhë tentohet të zgjidhet ky problem, dhe ja si që e shihni, duhet të rrotullohesh 20 minuta nëpër qendër për të gjetur vend parkim” tha Emine Z, punëtore në një shitore kozmetike.

“Mua nuk më ka ndodhur që të më bllokohet vetura, di se ku e parkoj, shëtis pak, por nuk kam 1000 denarë  për të dhënë për një parkim të keq” tha Amiri, një i ri student në USHT.
Nga Komuna thonë se në kuadër të investimeve për rregullimin e komunikacionit në qytet Sektori për komunikacion ka filluar punimet për ndërtimin e vend-parkimit në rrugën “M.A.Çento” që kap një sipërfaqe prej 2450 metër katror, ku parashihet të ndërtohen 85 vend-parkime të reja.

Njashtu nga ky sektor thonë se do të bëjnë dhe dy vendparkimeve tjera në rrugën “Jane Sandanski” , me kapacitet prej 163 vendesh dhe një vendparkim në rrugën “V.S. Bato” me kapacitet prej 80 vendesh duke mos precizuar afatin kohor se deri kur.

“Me ndërtimin e tyre, afërsisht shtohen edhe mbi 300 vendparkime të reja, që do të mundësojnë një lehtësim shumë më të madh për trafikun në qytet” thonë nga Komuna duke theksuar se kanë vendosur dhe blokator për vetura në bashkëpunim me policinë e Tetovës, shërbim ky sipas Krenar Ibrahimit që nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por parandalimin e parkimit të veturave në vendet e gabuara.

 “Ne kemi vendosur shenja në kontejnerët, që tregojnë se është e ndaluar të parkohet para tyre pasi që bëhet i pamundur pastrimi i tyre dhe ky shërbim ka vetëm një qëllim, gjegjësisht ta largojë kaosin nga qyteti. Tani është duke u punuar edhe rregullimin e pusetave në qytet e sidomos në bulevarde, ata do të mundësojnë qarkullim më të mirë për veturat dhe këmbësorët” thotë Ibrahimi.
Por në anën tjetër qytetarët janë të mendimeve të ndryshme, disa thonë se kështu duhet të jetë por  ka edhe nga ata të cilën shprehin nervozizëm kur nuk  mund të gjejnë vend parkim apo kur u vendosen blokatorët në rrotat e veturave. 

Ndryshe, komuna e Tetovës apelon deri te qytetarët që mos të parkojnë makinat e tyre nga ora 22:00 sonte sepse do të bëhet shënimi i vijave dhe vendparkimeve në bulevardin e “Ilindenit” prej udhëkryqit me bulevardin “V.S.Bato” deri te udhëkryqi me rrugën “V.ll.Miladinovi” (xhamia e larme). 

“Nëse parkohen do të pengonin shënimin e sinjalizimit horizontal. Në të kudndërtën, makinat e lëna do të mënjanohen me automjetin special merimangë dhe me asistim të organeve të MPB” apelojnë nga Komuna. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button