Rektori i UQM-së fton profesorët dhe studentët në liturgji

Universiteti shtetëror Shën Qirili dhe Metodi të dielën e ardhshme do ta shënojë fillimin e vitit akademik me liturgji në kishën Shën Jovani pagëzori në Shkup, thuhet në letrën zyrtare të rektorit të këtij universiteti, Velimir Stojkovski.

Në këtë letër thuhet se pas liturgjisë, në Fakultetin e Teologjisë do të mbahet një lutje për fillimin e vitit shkollor. Nga UQM i ftojnë të gjithë studentët  dhe profesorët të marrin pjesë në këtë liturgji, duke nënvizuar se nuk është e nevojshme që dekanët t’i veshin mantelet e  dekanëve.

Rektori Stojkovski për  Radion FRA (Forumi Rinor Arsimor ose MOF në gjuhën maqedonase) deklaroi se prania e tij në një ritual fetar nuk është në kundërshtim me ligjin, pasi që Fakulteti i teologjisë është një anëtar i barabartë i UQM-së që nga viti 2008.

Nga ana tjetër profesoresha universitare Biljana Vankovska shprehu keqardhjen e saj nga kjo ftesë duke thënë se në Statutin e UQM-së ndalohet veprimtaria politike dhe fetare.

“Fillimi i vitit akademik në Universitetin e Qirilit dhe Metodit (UQM) është skajshmërisht i pazakont dhe kundërthënës. Mu, rektori u dërgoi shkrim zyrtar të gjithë dekanëve të fakulteteve që të japin kontribut të vet me rastin e vitin e ri akademik me atë që do të marrin pjesë në liturgjinë dhe lutjen në Fakultetin Teologjik, janë ftuar edhe profesorë edhe studentë, nëse dëshirojnë të vijnë. Ndonëse është e vërtetë se Fakulteti i Teologjisë është anëtare e UQM-së (nga viti 2008), dhe ndonëse është e vërtetë se çdo vit rektori është i pranishëm në fillimin e vitit shkollor në ndonjë prej fakulteteve, kjo është për hera e parë që të ftohen të gjithë dekanët me marrë pjesë në njërën prej fakulteteve. Sipas agjendës, këtu nuk bëhet fjalë për bashkëpunimin akademik por për protokoll fetar dhe objekt fetar. Studentët e ri, po edhe profesorët, janë njerëz që në jetën e tyre personale i përkasin konfesioneve të ndryshme, dhe pyes se në çfarë mënyre do të shikojnë ata që nuk janë të krishterë ortodoks? Përse është e nevojshme që universiteti të derdh vaj në zjarr? Ndryshe në Statutin e UQM-së bukur shkruan se ndalohet veprimtaria politike dhe fetare”, u shpreh Vankovska. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button