Bekteshi: Unë nuk e kam punësuar motrën time që t’i them të tërhiqet

Ashtu siç nuk kam pasur ndikim gjatë punësimit të saj, unë nuk do të duhet që të kem ndikim dhe të kërkoj nga motra ime që të tërhiqet ose jo, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, motra e të cilit është punësuar në MEPSO, njofton Portalb.mk.

Ai shton se motra e tij është e rritur, martuar dhe ka jetën e saj dhe duhet vetë të vendos për jetën e saj.

Në pyetjen e gazetarëve se si është e mundshme që motra e tij të fillojë me punë në ndërmarrje shtetërore pasi që ai është bërë ministër, Bekteshi u tha gazetarëve se pse ata punojnë në mediat që punojnë, dhe jo në tjera media.

Opinioni zbuloi se edhe një familjar i Bekteshit është punësuar në ELEM, bëhet fjalë për bashkëshorten e vëllait të bashkëshortes, Nertila Useini – Kaba.

“Unë nuk kam asnjë mundësi që të ndikoj për punësime në ELEM ose MEPSO. Nën kompetenca të Ministrisë së Ekonomisë është vetëm Resurset Energjetike të Maqedonisë. MEPSO është nën kompetencë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërkaq ELEM nën kompetencë të Qeverisë”, tha Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button