Marrja e kompetencave komunës së Gostivarit, ka reaguar Ministria e Arsimit

Pasi Ministria e Arsimit ia ka marrë për herë të dytë kompetencat Komunës së Gostivarit ka ardhur edhe reagimi i vet saj nga ku thonë se kompetencat janë rimarrë sepse janë konstatuar parregullsi të shumta për sa i përket shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve. Nga dikasteri i arsimit thonë se pas informatave nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit është vendosur që t’i merren përkohësisht kompetencat. Po ashtu, nga Ministria e Arsimit theksojnë se shkeljet janë flagrante, transmeton Alsat M. 

“Jemi të zhgënjyer nga veprimi antiligjor i kryetarit të Gostivarit, i cili për fat të keq dështoi në kryerjen e obligimeve”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Arsimit.

Kjo është hera e dytë që brenda një viti Ministria e Arsimit i merr kompetencat Taravarit.

LEXO: Ministria e Arsimit ia ka marrë përsëri kompetencat Komunës së Gostivarit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button