Ministria e Arsimit ia ka marrë përsëri kompetencat Komunës së Gostivarit

Ministria e Arsimit i ka marrë përsëri kompetencat Komunës së Gostivarit. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës Arben Taravari, i cili në Facebook ka shkruar se vendimi i pushtetit qendror është i padrejtë, përcjell Alsat M.  Taravari në reagimin e tij thotë se pushteti në vend se të merret me hetimet që çuan në aksidentin me 15 viktima, po i jep goditjen e radhës Gostivarit! “Nëse qëllimi i kësaj Qeverie është të zhduk Gostivarin nga lista duke i degdisur njerëzit e tij larg nëpër botë ose aq afër sa të bëjnë aksidente rrugës dhe të mos vijnë të gjallë në shtëpi, atëherë ky vendim i paprecedentë ka kuptim! Por nëse kjo Qeveri e do Gostivarin njësoj si Shkupin apo Shtipin, duhet të ndalojë menjëherë sjelljen absolutisht totalitare në Gostivar!”, shkruan Taravari, në reagimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button