Dy futbolliste shqiptare në botërorin U-20

Futbollistet shqiptare, Mirnije e Egzona Selimi po paraqiten me përfaqësuesen e Zvicrës në botërorin U-20 që po mbahet në Japoni.

Zvicra të mërkurën u mposht nga Meksika me rezultatin 2:0, në ndeshjen e dytë të fazës grupore. Përfaqësuesja helvetike kishte humbur edhe takimin e parë, nga Zelanda e Re me shifrat 2:1. Ndeshjen e fundit Zvicra e luan të dielën kur përballë do të ketë Japoninë.

Kundër Meksikës, Mirnije Selimi ishte startuese dhe luajti deri në minutën e 74-t. Egzona Selimi u aktivizua nga fillimi i pjesës së dytë. Mirnije Selimi është vetëm 15 vjeçare dhe luan për skuadrën  Grasshopper. Egzona (18) luan për Zuerichun. Të dyja luajnë në mesfushë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button