Suspendohet mjekja që ishte në punë kur vdiq pacienti

Mjekja e institucionit mjekësor Gjorçe Petrov e cila ishte në orar të punës gjatë kohës kur para dy ditësh para poliklinikës vdiq një pacient, është suspenduar nga puna.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se nga ana e drejtorëve është suspenduar Ksenija Mojsovska, e cila ka qenë në punë gjatë kohës kur ka vdekur pacienti.
Por, në mbrojte të saj doli një prind Sevdai Gjureci i cili në atë kohë ka pasur djalin te ajo në kontroll. 

Ai ka thënë se mjekja ka qenë e angazhuar në shpëtimin e djalit të tij i cili ka qenë në gjendje të rëndë, dhe në atë moment, kur ato kanë kuptuar se para poliklinikës qëndron i shtrirë një person, mjekia i ka thënë që të thirre ndihmën e shpejtë sepse kjo e fundit s’mund të lënë djalin e tij pa ndihmë mjekësore./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button