Rita Ora me mesazh të veçantë për fansat shqiptarë (VIDEO)

Këngëtarja Rita Ora, ka publikuar një video-mesazh të veçantë dedikuar fansave shqiptar, ku ajo flet në gjuhën shqipe. Në xhirimin e shkurtër Rita përshëndet fansat dhe shprehet e lumtur për publikimin e ardhshën të albumit të saj.

21 vjeçarja ka shënuar sukses edhe me këngën e saj të tretë “How we do”, e cila ka debutuar në vendin e parë ne toplistat britanike. Kjo është kënga e saj e tretë që rradhitet në pozitën e parë pas debutimit të suksesshëm me bashkëpunimin e saj me Dj Fresh në “Hot Right Now”, pastaj me Tiney Tempah në “R.I.P”.

Albumi i parë i këngëtares nga Prishtina, titulluar “ORA” del në shitje me 27 gusht të këtij viti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button