Fazë e verdhë e rrezikut, mjekët apelojnë mos të dilet pa nevojë

Sot tërë territori i Maqedonisë do të jetë i përfshirë nga një fazë e verdhë e rrezikut, që do të thotë se ekziston rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve, informojnë nga Ministria e shëndetësisë. 

Prandaj, Komisioni i Ministrisë së shëndetësisë sot i përsëriti rekomandimet për kujdesin e shëndetit të qytetarëve.  Nga ky komision njoftojnë sete gjitha institucionet shëndetësore janë të pajisura me numër të mjaftueshëm kapacitetesh për çdo nevojë eventuale të qytetarëve nga efektet negative të temperaturave të larta. 

Prandaj, qëndroni në hapësira sa më të freskëta dhe kini kujdes me ushqimet e yndyrshme siç janë, mishi, majonezi, ndërsa pini sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button