MPB ka marrë masa për parandalimin e sulmit të mundshëm të ISIS-it në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se nën dyshimin e sulmit potencial terrorist në Republikën e Maqedonisë së Veriut, policia pas marrjes së urdhrave, në disa lokacione në territorin e vendit, ka bastisur disa vende ku janë marrë gjëra dhe aparate të cilat janë të lidhura me sulmin e mundur.

“Ministria e punëve të brendshme pas shkëmbimit të informacioneve operative me vendin partner, në lidhje me planet potenciale dhe qëllime për kryerje të aktit terrorist në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e pjesëtarëve të strukturave radikale mbështetëse të ISIS-it, ka ndërmarrë masa operativo-teknike me qëllim të identifikimit të organizatorëve, logjisticientëve dhe kryerësve potencial të sulmit. Me qëllim të parandalimit të sulmit terroristit dhe realizimit të funksionit preventiv, MPB ka përgatitur plan të masave dhe aktiviteteve, me çka siguroi urdhra adekuat për zbatimin e tyre. Pas marrjes së urdhrave, në disa lokacione në territorin e vendit, janë bastisur disa vende ku janë marrë gjëra dhe aparate të cilat janë të lidhura me sulmin e mundur. MPB vazhdon të kryej aktivitete dhe të ndërmarrë masa me të cilat punon për sigurimin e mbrojtjes së qytetarëve”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button