Zëdhënësi grek, Xanakopullos: Maqedonia e Veriut do të shkruhet edhe në tabela

Republika e Greqisë e ka pranuar emrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe përveç se të njëjtën do ta përmend në fjalime zyrtare, ajo do të shkruhet edhe në tabela, kështu ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Xanakopullos, në takimin joformal me gazetarët, transmeton Portalb.mk.

“Sa i takon tabelave që i përmendët, është fakt dhe e qartë se Greqia tashmë e ka pranuar shtetin fqinjë me emrin Maqedonia e Veriut, dhe kjo do të shprehet në çdo paraqitje zyrtare të Greqisë drejt Maqedonisë së Veriut, diçka që dukshëm i përfshin edhe tabelat”, tha Xanakopullos, transmeton “MIA”.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë (MPJ) do të dërgojë udhëzim deri te e gjithë administrata greke, për përdorimin e emrit Maqedonia e Veriut.

Përndryshe, paraprakisht Parlamenti i Republikës së Greqisë e ka miratuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, ndërkaq dje Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, për të njoftuar për ndryshimin e emrit, ka dorëzuar tre nota verbale: Notë verbale te Misioni i Përhershëm për Protokollin e Kombeve të Bashkuara (OKB), Notë verbale te Misioni i Përhershëm i Shteteve Anëtare dhe Shteteve Vëzhguese të Kombeve të Bashkuara dhe Notë Verbale te ministritë e Punëve të Jashtme. Këto nota verbale u janë dërguar të gjitha organizatave ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, duke i informuar ata për ndryshimet.

Ndryshe, sipas grupit ndër-resorial e obliguar për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, afatet për ndryshim të plotë lëvizin prej 3 ditë dhe deri në 5 vjet nga hapja e kapitullit relevant të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button