Dita e dytë e zisë në Maqedoni pas aksidentit, pesë persona ende në gjendje kritike

Në vend sot është dita e ditë zie pas aksidentit që ndodhi pardje në autostradën Shkup-Tetovë ku ndërruan jetë 14 persona, ndërsa 37 u lënduan pasi në fshatin Llaskarcë autobusi i kompanisë “Durmo Turs” është rrokullisur. Në gjendje kritike, sipas informatave të fundit, janë pesë veta nga personat e lënduar, prej të cilëve dy janë hospitalizuar në Spitalin “8 Shatori” dhe tre në Qendra Klinike e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Shefi i Klinikes Urgjente në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Terezë”, Ilir Hasani ka deklaruar se krahasuara me ditën e djeshme, gjendja e pacientëve është mjaftë kritike.

“Gjendja e tre pacientëve që gjenden në dhomën për trajtim intensiv është mjaftë kritike. Të tre pacientët momentalisht luftojnë me jetën, dhe ne mundohemi maksimalisht që t’i bëjmë të gjitha intervenimet që duhet, për t’ua shpëtuar jetën. Nuk kemi ndonjë ndryshim drastik nga dje, por megjithatë gjendja është alarmante dhe mjaftë kritike”, tha Hasani.

Institucionet kompetente i kanë konfirmuar edhe viktimat, është kryer ekspertizë në vendngjarje, ndërsa autobusi është dërguar për ekspertizë. Siç informonte dje Prokuroria Publike, intensivisht po punohet për konfirmimin e të gjitha detajeve për shkaqet e aksidentit.

Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” që u aksidentua, është marrë nga vendi i aksidentit dhe me urdhrin e prokurorit publik ndaj tij do të kryhet ekspertizë detajuese nga ana e Fakultetit të Makinerisë në Shkup. Deri tani dihet se autobusi është furnizuar në vitin 2001, ndërsa për herë të fundit është regjistruar në janar të vitit 2019. Gjetje eksperte dhe mendim duhet të dorëzojë edhe Byroja për ekspertiza gjyqësore.

Analizat e mostrave të gjakut dhe urinës së vozitësit kanë treguar se në momentin e aksidentit te ai nuk është regjistruar prani e alkoolit, barnave dhe substancave psihotrope. Do të konfirmohet se në momentin e aksidentit a ka shfrytëzuar telefon mobil.

“Durmo Turs” do ta dorëzojë dokumentacionin e plotë për lejet që i posedon për udhëtim publik, numri i udhëtarëve dhe biletat e shitura në autobus, si dhe të dhëna për orarin e punës së relacioneve që i ka kaluar shoferi.

Prokuroria paralajmëroi se do të sjellë vendim pas sigurimit të të gjitha dëshmive.

LEXO: Një VIDEO 3D përshkruan si mund të kishte ndodhur aksidenti tragjik i autobusit
LEXO: Ditët e zisë në Maqedoni, u anuluan aktivitetet kulturore dhe sportive
LEXO: Një udhëtar i autobusit tregoi se si ka ndodhur aksidenti (VIDEO)
LEXO: Maqedoni, tragjedia e autobusit: Tetë viktima janë identifikuar
LEXO: Pamje tmerruese nga vendi ku u aksidentua autobusi i linjës Gostivar – Shkup
LEXO: Shefi i Urgjences kirurgjikale, Bajrami: Përnjëherë janë pranuar 37 pacientë me politraumë
LEXO: Aksidenti tragjik, Ambasada e SHBA-së e ka ulur flamurin në gjysmë shtizë, Bejli: Ngushëllime, lutemi për të plagosurit
LEXO: Taravari: Aksidenti i mbrëmshëm është një nga sprovat më të tmerrshme
LEXO: Zaev pas vizitës në Spitalin ‘8 Shtatori’: Falënderoj të gjithë ata që ndihmuan për të shpëtuar personat nga aksidenti
LEXO: Tragjedia e autobusit, sot dhe nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut
LEXO:  Filipçe: Katër pacientë në “8 Shatori” dhe tre në Qendrën urgjente janë në gjendje më kritike

LEXO: Tragjedi! 14 të vdekur nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button