Ditë tropikale me temperatura deri në 41 gradë

Sot në Maqedoni do të mbajë mot shumë i ngrohtë me erë të lehtë të ndryshueshme.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 11 deri në 22 gradë C, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë deri në 30, gjegjësisht deri në 41 gradë C. Indeksi i rrezeve UV do të  jetë 9.

Në Shkup gjithashtu do të jetë një ditë tropikale, me diell dhe mot të ngrohtë. Temperaturat e mëngjesit do të arrijnë deri në 18 gradë, ndërsa ato maksimale deri në 38 gradë C./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button