Tragjedia me autobusin: Qytetarë të shumtë ofrojnë strehim për familjarët e të lënduarve

Rasti tragjik në autostradën Shkup – Tetovë, përveç autoritetet, i ka mobilizuar edhe qytetarët. Shumica prej tyre kanë ofruar strehim për familjarët e të lënduarve në aksident, të cilët janë duke pritur para Spitalit Shtetëror “8 Shtatori” dhe Qendrën Klinike Universitare “Nënë Terezë”, transmeton Portalb.mk.

Strehimi për familjarët kanë ofruar:

“Jetoj në afërsi të “8-të Shtatorit”, derisa anëtarët e familjeve të të lënduarve kanë nevojë për strehim ose çfarëdo, qëndroj në dispozicion”, ka shkruar Anita Hristova.

“Jetoj afër spitalit të qytetit në Shkup. Nëse njihni dikë nga familjarët e të lënduarve apo viktimave që kanë nevojë të vendosen përkohësisht, më shkruani në inбoks”, ka shkruar Albulena Karaga.

“Ju lutem nëse dikush ka nevojë për vendqëndrim në Shkup nga të afërmit e të lënduarve, lirisht mund të më shkruani në inbox. Jetoj në afërsi te spitalit”, ka shkruar Xhenete Bilalli.

“Jam afër “8 Shtatorit”. Nëse dikush nga familjarët ka nevojë për strehim, më shkruani mesazh”, ka shkruar Svetllana Siljanovska.

LEXO: Këto janë personat e hospitalizuar në Spitalin “8 Shtatori” nga aksidenti i autobusit Durmo (VIDEO)

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.

LEXO: Tragjedi!13 të vdekur nga aksidenti në autostradën Shkup – Tetovë (VIDEO)
LEXO:  Kryetari i Gostivarit, Taravari: Shoferi i aksidentit është në gjendje relativisht të mirë (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka dhënë urdhër për analizat e gjakut dhe urinës së shoferit të aksidentit tragjik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button