Ademi ndan 78 çertifikata për menaxhuesit me mbeturina

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi u ka ndarë certifikata kandidatëve të cilët e kanë kaluar provimin dhe morën titullin “menaxhues me mbeturina”. 

Kjo sipas Ademit është në dobi të kompanive të cilat menaxhojnë me mbeturinat.

“Në bazë të ligjit ata janë të obliguar të përgatisin programe vjetore për menaxhim me mbeturinat, programe për parandalimin e rreziqeve dhe pjesë të tjera të obliguara në bazë të ligjit dhe këta persona do të mund në mënyrë të drejtë për drejtë tu ndihmojnë këtyre kompanive, sepse ata janë të obliguar ose të kenë të punësuar ose nëpërmjet marrëveshjeve këta persona mund ti përgatisin aktet ose programet e tyre të obliguara me ligj” tha Ademi.

Nga 90 aplikues vetëm 78 kanë kaluar testimin, u shpreh Ademi.

 “Kjo është gjenerata e tretë e menaxhuesve me mbeturinat, janë 78 persona që pajisen me këtë lloj certifikatë. Baza për ndarjen e këtyre çertifikatave është në ligjin për menaxhim me mbeturinat, ministria ka përgatitur edhe provimin, ku këta persona i kanë dhënë me sukses obligimet” tha Ademi. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button