Agjencia turistike mashtron qytetarët duke i lënë pa pushime

Rreth pesëdhjetë turistë nga Prilepi, të cilat paguan për të bërë pushime në Spanjë, Egjipt dhe Greqi, përmes agjencisë turistike “Viaxho”, mbetën edhe pa paratë e tyre, si dhe pa pushim.

Ata e akuzojnë pronaren e agjencisë se i ka mashtruar, ndërsa kërcënohen edhe me kallëzim penal.

Sipas rrëfimeve të turistëve, probleme kanë edhe ata që tashmë kanë shkuar në pushim, meqë, për shkak të mjeteve të papaguara nga ana e agjencisë, hotelierët refuzuan t’i pranojnë në hotele, ndaj ata u detyruan të paguajnë në vendngjarje.

Pronarja e Agjencisë, J.Jordanovska, pas zbulimit të aferës, disa ditë ishte e pakapshme për klientët, që përfundimisht, mbrëmë vonë, të thotë se nuk ka pasur asgjë të paligjshme në aranzhmanet dhe se paratë do t’u kthehen të gjithve, më pas duke mos saktësuar kur dhe si, për shkak të cilës dyshimet e klientëve bëhen edhe më të mëdha. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button