BDI do të prishë koalicionin nëse VMRO voton ligjin e branitellave

VMRO-DPMNE do të shkel marrëveshjen për bashkëqeverisje mes BDI dhe VMRO nëse miratojnë Ligjin për branitellat ashtu si që e kanë propozuar dhe me këtë do të merr fund koalicioni qeveritar. Nëse nuk pranohen amandamentet e BDI-së të cilët do ti propozojnë për këtë ligj atëherë BDI nuk do ta ketë më VMRO partner qeveritar.

Lajmi i tillë erdhi nga sekretari gjeneral i BDI-së Abdylaqim Ademi i cili tha se BDI ka miratuar një vendim të tillë dhe është e vendosur në këtë drejtim mos të leshojë pe.

Gjatë zhvillimit të negociatave për formimin e Qeverisë në mungesë të gatishmërisë nga VMRO për të pranuar një Ligj gjithëpërfshirës për pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001 dy partitë më të mëdha ishin dakorduar që mos të hapet kjo temë gjatë këtij mandati i ka informuar Ademi gazetarët. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button