Maqedoni, asnjë hap për shpërndarjen e librave të projektit “Përkthimi i 1050 titujve”

Asnjë hap nuk është ndërmarrë për shpërndarjen e librave  të projektit skandaloz 10-vjeçar “Përkthimi i 1050 librave dhe titujve shkencor nga universitetet prestigjioze”. të cilat me vite qëndrojnë në magazinën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Gostivar.
Nga Qeveria thonë se MASH-i duhet të kërkojë shpërndarjen e tyre, e nga ky i fundit thonë se shpërndarja do të ndodh kur do të konstatohen se gjithçka është në rregull me projektin, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha më 30 janar tha se për çështjen në fjalë do ta kontaktojë MASH-in dhe so të japë përgjigje për hapat e mëtutjeshme. Edhe pse Portalb.mk dërgoi pyetje në Qeveri, më 4 shkurt, përgjigje ende nuk ka.

“Bëhet fjalë për një projekt që është realizuar më parë. Unë do ta kontaktoj MASH-in pëër shpërndarjen e këtyre librave, dhe do të merrni përgjigje në mënyrë të detajuar”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha.

takimin joformal të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sërish e parashtruam të njëjtën pyetje “Kur do të kalojë në seancë qeveritare vendimi për shpërndarjen e librave të projektit ‘Përkthimi i 1000 titujve shkencorë dhe profesionalë nga autorë të huaj’, të cilat janë duke qëndruar në magazinën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Gostivar?”.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Ministri Ademi sërish pa plan konkret, dhe pa sqarim se çfarë është duke realizuar Qeveria për konstatuar se a është apo jo gjithçka në rregull me projektin.

“Ky projekt është shoqëruar me disa probleme edhe para ardhjes sime në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ne kur do të konstatojmë se gjithçka është në rregull, dhe se librat mund të distribuohen drejt institucioneve të ndryshme, pa dyshim se një gjë të tillë edhe do ta bëjmë. Nuk jemi duke bërë analizë, por ka pasur në Qeveri dhe kanë kaluar edhe informacione të ndryshme, për rrjedhën e këtij projekti para ardhjes sime. Kështu që, nëse nuk ka ndonjë problem, atëherë librat që do të qëndrojnë në magazinat tona, do të shpërndahen në institucione”, tha Ademi.

Përndryshe, librat e projektit kapital “Përkthimi i 1050 librave dhe titujve shkencor nga universitetet prestigjioze”, edhe pse të botuar në vitin 2009, vazhdojnë të qëndrojnë në magazinën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Gostivar, duke qenë të papërdorshëm dhe të mbulur me pluhur.

LEXO: Qeveria e Gruevskit ka harxhuar së paku 19 milionë euro për libra të papërdorshëm (PJESA I)
LEXO: Qeveria e Gruevskit ka harxhuar së paku 19 milionë euro për libra të papërdorshëm (PJESA II)
LEXO: Maqedoni, këto janë shtëpitë botuese që kanë marrë miliona për libra të papërdorshëm (HULUMTIM)

Shumica e librave të projektit janë të papërdorshëm shkaku i përkthimit të keq dhe gabimeve të shumta. Dhjetëra mijëra libra qëndrojnë në magazinën e papastër me lagështi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Gostivar ndërsa mijëra të tjerë në kushte të njëjta në magazinat e Ministrisë së Kulturës në Shkup. Qindra titujve të tjerë nuk u dihet nami dhe nishani, nuk dihet çfarë është publikuar sepse nuk ka dokumentacion adekuat. Gjithashtu, ekziston dyshimi se ka shkelje të shumta të ligjit për furnizime publike.Tenderë kanë fituar edhe kompanitë që janë donatorë partiak.

Portalb.mk zbuloi se fillimisht është planifikuar vetëm një fazë për përkthimin e 500 titujve, por si kanë kaluar vitet, ashtu edhe është rritur numri i titujve për përkthim. Projekti, i cili dhe është emërtuar ndryshe përgjatë viteve, ka kaluar nëpër tre faza.

LEXO: Përfundoi edhe revizioni i tretë për “Përkthimi i 1050 titujve”, MASH: Nuk guxojmë t’i publikojmë të dhënat
LEXO: Edhe pas dhjetë vjetësh, librat e “Përkthimi i 1050 titujve” vazhdojnë të qëndrojnë në magazinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button