Ndeshje të futbollit, sot dita e Juves dhe Milanit

Pas Lazios, Romës, Napolit dhe Interit, sot në Serie A është rradha e Juventusit dhe Milanit. Bardhezinjtë e Allegrit kanë shansin ideal për ta çuar sërish në +11 pikë avantazhin ndaj Napolit, njofton Supersport.al.

Megjithatë kundërshtari që ka përballë Juvja nuk mund të konsiderohet i kalueshëm lehtë, pasi Sassuolo është një nga skuadrat që di të marrë rezultat ndaj ekipeve të mëdha në Serie A edhe pse kundër torinezëve nuk ka patur shumë fat.

Statistikat janë në favor të Juves që ka fituar 6 përballjet e fundit direkte ndaj Sassuolos. Të dyja skuadrat kanë mungesa të rëndësishme sot. Juventusi do të jetë pa tre qëndërmbrojtësat Chiellini, Barzagli e Bonucci por edhe pa Cuadradon e Douglas Costën, ndërsa Sassuolo nuk do të mund të mbështetet te Duncan i skualifikuar por edhe te mbrojtësi brazilian Marlos dhe mesfushori Maganelli të cilët janë të dëmtuar.

Në mbrëmje në orën 20:30 vetëm pak minuta pasi do të ketë përfunduar sfida e Juventusit Milani i Gattussos do të presë në San Siro, Cagliarin në një sfidë të lehtë në letër por që mund të kthehet në të vështirë në fushë. Kuqezinjtë e kanë detyrim fitoren sot për t’u rikthyer në vendin e 4-t dhe për t’iu përgjigjur Lazios, Romës dhe Interit. Më herët në orën 15:00 nuk do të mungojë as dueli mes Atalantës dhe Spal por edhe sfida tjetër Torino-Udinese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button