Chelsea rikthen interesimin për Maicon

Chelsea mbetet opsioni më i mirë për mbrojtësin në largim të Interit, Douglas Maicon.
Maicon është lënë jashtë ekipit të Interit që do të luajë në Europa League, duke nxitur spekulime se ia do të shitet në dy javët në vazhdim.

Sky Italia bën të ditur se Chelsea është opsioni më i mirë për të, me Real Madridin dhe Paris Saint-Germain që kanë ftohur interesimin.

Chelsea është duke negociuar çmimin për Cesar Azpilicueta me Marseille, dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje, Blutë do të kthehen në tavolinën e negociatave me Maicon./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button