Nëna e Lekës së Madh i ngjan Ermira Mehmetit?

Nën përmendoren e Filipit të Dytë në sheshin Kryengritja e Karposhit në Shkup, nga pardje është vendosur edhe përmendorja e nënës së Lekës së madh, Olimpisë. Familja është e rrethuar me luanë, si mbrojtës dhe simbol i fuqisë në familjen mbretërore, si  dhe me skulptura të nënave të cilat qajnë për djemtë të cilët i përcjellin në luftë. 

Mediet maqedonase filluan të spekulojnë se autores i ka munguar kreativiteti andaj ka vendosur që ta bëjë atë duke u bazuar në disa nga figurat publike të vendit.

Gazeta më me tirazh në vend, Vest, përmbylli sot anketën në edicionin e tyre online ku pyet lexuesit se kujt po i ngjan nëna e Lekës së madh. Në listën e gjashtë opsioneve për të votuar (Angelina Jolie, Silvana Boneva, Vesna Bendevska, Suzana Gavazova , Karolina Goçeva) gjendet dhe ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.  Ajo e votuar nga lexuesit, madje është e para në listë me rreth 1000 vota. 

Më afër saj mbetet Gavazova me rreth 850 si dhe Jolie me rreth 740 vota. Rezultatet do të publikohen në numrin e nesërm të Vest. 

Lista deri më tani:
Angelina Jolie (735)
Silvana Boneva (660)
Vesna Bendevska (629)
Ermira Mehmeti (994)
Suzana Gavazova (846)
Karolina Goçeva (313)

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button