Zaev: Është i mundshëm kandidat koncensual për president, kemi dilemë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

LSDM ende nuk e ka definuar qëndrimin e saj se a do të shkohet në zgjedhje parlamentare, dhe se janë në dilemë a të shkohet në mandat të ri ose të fokusohemi në eurointegrimet dhe marrjen e datës për negociata me BE-në, kështu deklaroi sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas vizitës së Klinikës së Neurologjisë me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

“Dilema se a të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare është mes dy opsioneve – a do të përcaktohemi për një qëllim mandat të ri që është tërheqëse për politikanët, që të mund të japim rezultate ekonomike, efekte të reformave dhe përmirësim të jetës ose të jepet interesi i shtetit kundër partive, ndërsa kjo është të mos japim asnjë justifikim të vendeve anëtare të cilat një pjesë prej tyre në mënyrë të përgjithshme janë kundër zgjerimit, ndërsa Maqedonia pret vendim pozitiv të Samitit të BE-së në qershor, ku besoj se Komisioni Evropian, që është në fund të mandatit të saj dëshiron të lë trashëgiminë e vetë”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ai shtoi se këto ditë janë duke biseduar edhe me koalicionet partnere, me partitë politike jashtë koalicionit, konsultojnë, siç tha, me shumë shoqata të rëndësishme, bëjnë anketa dhe analiza që të gjejnë kandidatin më të mirë për zgjedhje presidenciale.

“Unë dua ta potencoj nevojën e vetëdijes së shoqërisë tonë të shprehur përmes partive politike dhe t’i ftoj të gjithë të bëjmë një analizë të përbashkët dhe të gjejmë person ose persona pas të cilëve mund të mbetemi ne si politikanë, partitë tona politike, për shkak se qytetarët mbeten pas tyre. Nëse gjejmë personalitete të tilla që do të ishte kandidat i vërtetë koncensual, që do t’i implementojë politikat e jetesës moderne, atëherë është e vlefshme të bëjmë përpjekje të japim mundësi ta gjejmë person të tillë”, tha Zaev.

Në lidhje me deklaratën e BDI-së se nuk do të përkrahin kandidat për president të dalë nga Kongresi i LSDM-së, Zaev tha se kandidatin do ta kërkojnë së bashku në rrugën e analizës së përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button