Kosovë, myftiu Tërnava uron Festën e Bajramit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava u ka uruar myslimanëve festën e Bajramit me fjalët në vijim: 

Në këtë ditë feste e gëzimi, kërkoj nga ju kudo që jeni, t’i ruani vlerat dhe virtytet tona fetare e kombëtare. E kemi për obligim të angazhohemi, të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për vendin tonë, që fëmijëve tanë t’u sigurojmë një jetë me dinjitet, një vend me përspektivë, një vend ashtu siç e dëshirojmë ne.

Festa e Fitër Bajramit e gjen popullin shqiptar më të organizuar si shoqëri dhe më të konsoliduar si shtet, andaj ka shumë arsye për të festuar.

Sivjet jemi në vitin jubilar të pavarësisë së Shqipërisë, viti kur merr fund pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës, andaj kemi më shumë arsye të festojmë. Me fat Fitër Bajrami.

Edhe në Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe diasporë, krerët fetar dhe imamët kanë përcjellur mesazhet e urimit dhe porosinë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Lajme të ngjashme

Back to top button