Shqipëri, urimi i Bajramit nga kreu fetar Haxhi Selim Muça

Kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Haxhi Selim Muça u ka uruar myslimanëve festën e Bajramit me fjalët në vijim:

Tashmë po dalim nga muaji më i dashur dhe miku më i njohur ndër myslimanët – Ramazani, muaji i agjërimit, mëshirës, lutjeve; muaji i shpalljes së Kuranit, muaji në të cilin nuk u kursye ndihma dhe favori hyjnor. Sot është Dita e Bajramit. Me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, gëzuar Fiter Bajramin. Paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet tuaja.

Urimet dhe vizitat e Bajramit janë tradita të vyera të popullit tonë, të cilat kanë lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme. Nisur nga kjo, le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, afrimitet, paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button