Ahmeti: Nëse nuk zbatohet gjuha shqipe do të ketë gjoba

Ali Ahmeti i ftuar në MTV 2 përballë panelit të gazetarëve shpjegoi përdorimin e ligjit të gjuhëve ku tha se do monitorohet zbatimi i tij nëpër institucione duke qenë se tani është gjuhë zyrtare, por nga ana tjetër asnjë maqedonas nuk do të detyrohet të mësojë atë, biles ai tha se ka ngelur i shokuar kur ka dëgjuar se do të ketë gjoba për komunitetin maqedonas nëse nuk mësojnë gjuhën shqipe, përcjell Alsat M.

Ligji për gjuhët, sot do të shpallet konkursi për drejtor të Agjensionit dhe do të krijohen dy institucione, Agjencioni dhe Inspektorati, njëri kontrollon institucionet se si e përdorin gjuhën dhe tjetri që do të kontrolloj zbatimin e ligjit në praktikë, po ashtu do të ketë edhe gjoba nëse nuk zbatohet. Sot është shpallë konkursi, do të zgjasë 10 ditë, dhe sigurisht ai që do jetë më i miri edhe do zgjidhet, zgjedhja nuk do të bëhet në mënyrë sekrete. Me rëndësi është që të funksionoj ashtu si duhet përdorimi i gjuhës shqipe në këtë vend. Interpretimi i ligjit ka shkaktuar huti në opinion, tek qytetarët. Duhet të shpjegojmë se gjuha shqipe nuk do të jetë obligim për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Për shembull nëna im e kurrë nuk e mësoi gjuhën maqedonase por askush nuk e dënoi për këtë. Po ashtu ne nuk mund t’i obligojmë të mësojnë shqip- tha Ahmeti duke nënvizuar se gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në Institucione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button