Republika e Malit njeh Kosovën

Republika e Malit zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar Behxhet Pacolli, zëvendëskryeminsitër i parë i qeverisë së Kosovës.
 
Më tej, në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë, ai ka paralajmëruar edhe njohje të reja gjatë periudhës së ardhshme.
Republika e Malit është një shtet në Afrikën perëndimore, me një sipërfaqe 1.2 kilometra katrorë dhe popullësi rreth 15 milionë banorë.
 
Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Mali është vendi i 92-të që e ka njohur Republikën e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button