Hoxha: Rreth 40% e fondeve për renovimin e shkollave shqipe

Programi qeveritar për ndërtimin e palestrave sportive dhe renovimin e shkollave në mbarë vendin përfshin një pjesë të madhe të shkollave me mësim në gjuhën shqipe, madje zëdhënësi i qeverisë Muhemet Hoxha thotë se rreth 40% e fondeve janë parapara për shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Proekti parasheh ndërtimin dhe furnizimi me paisje të 70 palestrave sportive nëpër shkollat fillore dhe renovimin dhe adaptimin e 132 shkollave fillore dhe të mesme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e procesit edukativo arsimor në shumë shkolla në vend. Sipas të dhënave qeveritare 40% nga mjetet e parashikuara, janë paraparë të ndahen për shkollat shqipe, në komuna të ndryshme.

“Proekti përbëhet nga dy komponenta. Ndërtimi dhe furnizimi me paisje të 70 sallave sportive nëpër shkollat fillore. Me këtë kompontent do të përfshihen 8 regjione në 50 Komuna në Republikën e Maqedonisë. Ndërsa në komponenta e dytë përfshin renovimin dhe adaptimi i të 132 shkolla fillore dhe të mesme. Kjo komponent parasheh rekonstruimin e çatisë, ndrimin e ditareve, instalimin e sitemit për nxemje, rekonstruimin e nyjeve sanitare. Edhe me këtë komponent do të përfshihen 8 regjione në gjithsej 51 komuna”, ka thënë Muhamed Hoxha, zëdhënës i qeverisë për MTV2, transmeton Portalb.

Ky projekt do të realizohet në afat prej 3 viteve ndërsa do të fillojë në fund të tremujorit të parë të viti 2013. Projekti do të kushtojë 45 milion euro, ndërsa mjetet do të sigurohen nga Qeveria dhe nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button