Disa persona me kallashnikovë kanë vjedhur një bankë në Vizbeg

Sot në mesditë, disa persona të paidentifikuar e kanë vjedhur filialin e bankës “Halkbank” në Vizbeg të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Sipas dëshmitarëve okularë, hajdutët kanë mbajtur kallashnikovë, i kanë urdhëruar të pranishmit që të shtrihen në tokë dhe e kanë vjedhur bankën.

Policia e ka konfirmuar vjedhjen.

“Sot rreth orës 13:00, në SPB Shkup është paraqitur se në bankën e rrugës “Magjistralja Jadranska” persona të panjohur kanë kryer vjedhje dhe me kërcënim me armë nga kasaforta e bankës kanë marrë shumë të pakonfirmuar të parave. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësve dhe për pastrimin e rastit”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button