Në vend KSHZ-së, ASHMAA-ja do të kryejë vëzhgim të mediave në zgjedhje

Në rend dite në Kuvend sot është propozim-ligji për ndryshim dhe plotësimit të Kodit zgjedhor, nëpërmjet procedurës së shkurtuar, të dorëzuar nga deputetët e shumicës parlamentare dhe nga opozita, njofton Portalb.mk.

Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit është rregulluar pagesa e mjeteve nga Buxheti për reklamim politik në bazë dëshmisë së kërkesën, por pa mundësi që ato dëshmi të kontrollohen. Për shkak të nevojës për precizim të këtyre dispozitave ligjore me propozim-ligj konstatohet edhe mënyra e kontrollit të kërkesave të dorëzuara për kompensim të mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, qëndron në sqarim.

Njëkohësisht, fshihen edhe dispozitat të cilat kanë të bëjnë në lidhje me obligimin për Komisionin Shtetëror Zgjedhor që të kryejë vëzhgim të mediave elektronike (portale) gjatë kohës së procesit zgjedhor, duke e pasur parasysh se obligohet që tani e tutje këtë ta bëjë Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA). ASHMAA është e obliguar që në afat prej 30 ditëve nga dita e miratimit të këtij ligji duhet të miratohet Metodologjia për Vëzhgim të paraqitjes mediatike gjatë periudhës zgjedhore nëpërmjet radios dhe televizioneve, gjatë kohës së proceseve zgjedhore dhe të njëjtat i publikojnë në ueb-faqen e tyre.

Në seancë, pika e dytë dhe e fundit për të cilën deputetët do të debatojnë edhe për propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Aduiovizuale, sipas procedurës së shkurtuar.

Sipas sqarimit për propozim-ligjin, me ndryshimet bëhet harmonizimi i afatit për harmonizim të planit financiar të RTVM-së me ndryshimin e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale nga dhjetori i vitit 2018 bëhet ndryshim në obligimet e operatorëve për regjistrim të shërbimeve programore vendore dhe të huaja. Me nenin 3 caktohet edhe afati për harmonizim të reklamimit tanimë të filluar të faqeve private dhe të RTVM-së, për shkak të tanimë nënshkrimit të marrëveshjeve për reklamim, ndërkaq i shtohet edhe një nen për ndryshim në rregullat për obligim të operatorëve për regjistrim të serviseve programore vendore dhe të huaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button