Micotakis: Nëse nuk kënaqen pozitat greke, nuk do të hapen kapitujt për anëtarësimin në BE

“Do ta shfrytëzojë çdo mjet juridik dhe diplomatik që t’i zbus pasojat negative të Marrëveshjes së Prespës, do ta shfrytëzoj të drejtën e vetos në hapjen e kapitujve për integrim të Shkupit në BE, ndërkaq nëse nuk kënaqen pozitat greke, kapitujt as që do të hapen, as që do të mbarojnë”, tha lideri i partisë opozitare Demokracia e RE, Krijakos Micotakis, në një ngjarje partiake në qytetin grek, Lamina, njofton Portalb.mk.

Micotakis shpjegoi se për të, çështja nuk është e mbyllur, edhe pse ekzistojnë çështje që janë “negative dhe të kryerja, por përpjekjet nacionale nuk mbarojnë”.

“Do ta shfrytëzoj çdo mjet juridik dhe diplomatik për zbutjen e pasojave negative nga Prespa. Dhe nuk do ta lëshoj të drejtën e vetos për çdo kapitull në lidhje me integrimin e Shkupit në BE. Që vendi të hyjë në BE ekzistojnë 35 kapituj dhe patjetër që të mbarojnë që të shkojë përpara integrimi i Shkupi. Ata as nuk do t’i hapin, as nuk do t’i mbyllin, nëse paraprakisht nuk kënaqen pozitat greke”, tha Micotakis.

Lideri i Demokracisë së Re edhe një herë e përsëriti se “Marrëveshja e Prespës është e dëmshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button